Princ Harry ka zbuluar se ka qarë vetëm njëherë për ndarjen nga jeta të nënës së tij, princeshës Diana në vitin 1967.
Në një intervistë ku promovon publikimin e autobiografisë së tij Spare, Harry tregon se si ai dhe princi Uilliam nuk mund të shfaqnin asnjë emocion teksa marshonin në publik, shkruan BBC.
Mungesa e princeshës Diana në jetën ne princit Harry ceket pothuajse gjatë gjithë librit të tij. Ai nuk do të botohet para datës 10 Janar, megjithatë janë publikuar disa pasazhe pasi disa kopje dolën në shitje herët në Spanjë.
“Kam qarë një herë, në varrim, dhe ju e dini që unë hyj në detaje në Spare se sa e çuditshme ishte. Unë dhe Uilliam patëm një ndjenjë faji teksa ecnim në mes të turmës”, tha ai.
Princi Harry shton: “Të gjithë menduan dhe ndiheshin sikur e njihnin nënën tonë dhe dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje të tregonin asnjë emocion në atë moment”.