Banorët e Big Brother VIP Kosova janë kthyer ndër personazhet më të komentuara.
Ata krahas diskutimeve dhe debateve të shumta me njëri-tjetrin kalojnë kohë edhe duke u argëtuar.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë kur ata kanë kaluar mbrëmjen në xhakuzi në oborrin e shtëpisë teksa nuk kanë munguar as momentet gazmore.
Njëri prej banorëve që njihet për humorin e tij është Gjon Karrica i cili derisa ndodhej në xhakuzi në një moment ka hequr të brendshmet duke i treguar para kameres.
Kjo ka bërë që banorët e tjetër që ndodheshin me të në xhakuzi të shpërthejnë në të qeshura nga veprimi i tij.
Ndërkaq, kujtojmë që Gjoni pak javë më parë mori befasinë e veçantë nga bashkëshortja e tij duke zbuluar që do të bëhet baba për herë të dytë.
Ndryshe, të premten (7 janar) shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu bashku edhe një banorë i ri, basketbollisti Fis Juniku.