Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, nuk e ka problem nëse aktori luan në një film +18. Ajo ka deklaruar se nuk është xheloze për të, por këtë herë na e tregoi me vepra...
Në "Zemër Luana", Olsit iu kërkua të telefononte partneren e tij dhe t'i thoshte se ka marrë një kerkesë për të luajtur në një film për të rritur.
Fillimisht, ajo e pyeti nëse ishte një prodhim shqiptar apo i huaj dhe më pas u shpreh se për të nuk përbën aspak problem. Por, epike ishte pyetja: "Sa lek do të japin?".
Kjo shkaktoi shumë të qeshura në publik dhe duhet thënë se askush s'po e priste.