Vit i ri, fillim i ri, look i ri për Shawn Mendes.
Këngëtari i "Señorita" e ka nisur vitin me një model të ri flokësh, pasi është karakterizuar me modelin e flokëve të shkurtër dhe me onde prej vitesh. 24 vjeçari tregoi transformimin e tij ndërsa po dilte nga një kafene në Los Angeles dhe i la fansat e tij të shokuar.
Në mediat sociale ka pasur reagime të shumta rreth look-ut të kanadezit dhe fatkeqësisht fansat nuk e kanë pritur dhe aq mirë
Mendes u pa për herë të fundit me ondet e tij më 25 dhjetor - Dita e Krishtlindjeve, në një video në Instagram që ai ndau nga një udhëtim shëtitje me miqtë.
Mendes nuk i ka zbuluar planet e tij për vitin 2023. Vitin e kaluar, ai ndërpreu turneun e tij botëror, duke shpjeguar në mediat sociale se ai do i përkushtohet shëndetit të mendor.
Ai tha se pasi foli me mjekët, i është bërë me dije se i duhej të merrte më shumë kohë për veten.
Mezi presim rikthimin e Shawn dhe ondeve të tij.