Moderatorja e njohur Bora Zemani ka sot ditëlindjen. Ajo mbush 31 vjeç dhe festën e ka nisur që në fundjavë kur u nis për udhëtim me djalin, Arborin, partnerin e saj Donald Veshaj, miken e saj Semi Jaupaj dhe të afërm.
Donaldi ka shpërndarë një foto të Borës bardh e zi, në dëborë, ku e uron me një dedikim të ëmbë:
“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”- shkruan Donaldi.
Borë më pas e ka rishpërndarë këtë foto dhe shkruan për Donaldin: “Shpirti im”.
Moderatorja ka lindur më 9 janar të vitit 1992.
