Një moment ‘funny’ ka ndodhur teksa Kiara dhe Olta ishin duke bërë dush.
Kristi dhe Ronaldo ishin duke pritur që të hynin pasi të mbaronin vajzat ku gupit iu bashkua dhe Luizi. E teksa djemtë shikonin vajzat që laheshin, Kiara u ndje në siklet ku i kërkoi atyre të mos e bënin më.
“Mos më shikoni ju lutem se e kam shumë bezdi. Kthehuni”, tha moderatorja.
“Ke të drejtë”-, iu përgjigj Luizi, i cili ktheu Kristin dhe vetë vazhdoi të shikonte.
“Sa e mira është”– shtoi këngëtari. Më pas, Olta i tha Kristit që të futej në dush sepse kishte mbaruar, mirëpo kjo gjë duket se nuk i pëlqeu aspak Luizit, i cili u betua se nëse Kristi futej, do ishte i shtrirë. Ky reagim i tij shkaktoi të qeshura nga banorët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Olta: Kristi do vish ti se do dal unë tani? Mbarova.
Kristi: Po pra, dil ti të futem unë
Luizi: Futesh ti, po për sytë të ballit futesh i shtrirë.