Banorja e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Mbresa veç se ka filluar të zhvillojë bisedat e para me nuanca thashethemesh, dhe këto i ka ndarë me konkurrentin tjetër, Lugatin.
Ajo ka folur rreth një keqkuptimi që kishte me Ganën, ndërsa ka thënë se nuk sheh interesim tek bisedat me të, pasi që sipas saj, ajo po i flet “për kunata”, pjesë që Mbresa e ka thënë me zë shumë të ulët.
“Çka i bëra Ganes? Nuk ka raport as me Andin e as me Gresën, kurrë se kam parë duke folur. Jam mundur t’i flasë, por nuk dija çfarë të diskutoja me të. Bal, më fol për kunata..”, i ka thënë Mbresa, Lugatit.
Ndërsa, Lugati e ka arsyetuar Ganen me justifikimin se Mbresa “nuk e njeh akoma mirë atë”, teksa duke folur për vete, ai ka thënë se “nuk ka një strategji të tijën, mbi lojën brenda shtëpisë”.
“Unë nuk kam strategji. Jam vetvetja dhe kam ardhur këtu ta shpreh vetveten. Me të qeshura e të qara”, ka thënë Lugati.