Një incident i ndodhur sot në shtëpinë e "Big Brother Vip" trazoi jo pak rrjetin. Kiara Tito u rrëzua në tokë gjatë një loje me karrige duke shpërthyer në lot nga dhimbjet teksa produksioni urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin pasi një ekip me mjekë shkoi drejt shtëpisë për t'i dhënë ndihmën e nevojshme.
Vetë Kiara u shpreh se ka një dhimbje të fortë muskulare.
“Kam dhimbje muskulare, ju betohem që nuk po tallem. Kam shumë dhimbje”, dëgjohet të thotë Kiara.
Ajo shkoi në spital ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe produksioni ka njoftuar se nuk ka asnjë problem. Kiara gëzon shëndet të plotë dhe do i bashkohet sërish shtëpisë.