Vdekja e Lisa Marie Presley në moshën 54-vjeçare ka trondtur industrinë e muzikës dhe argëtimit. Vajza e vetme e mbretit të muzikës Elvis Presley ishte në qendër të vëmendjes vitin që lamë pas për shkak të filmit për babain e saj të ndjerë ‘ Elvis ‘ (2022).
Filmi biografik i Hollivudit , në të cilin interpretimi i aktorit Austin Butler ishte kaq i paharrueshëm, e bëri atë të fitojë çmimin si ‘aktori më i mirë në një film dramë’ në Golden Globes . Fjalimi i aktorit pati një moment prekës për familjen Presley, në veçanti Lisa Marie dhe nënën e saj Priscilla, të cilat ishin në audiencë.
Fjalët prekëse të Austin Butler për Lisa Marie Presley
“Faleminderit, faleminderit që më hapët zemrat, kujtimet, shtëpinë tuaj. Lisa Marie , Priscilla , do ju dua përgjithmonë”, tha Butler në fund të fjalimit të tij.
Për të cilën Lisa Marie Presley u përlot menjëherë teksa mbulonte fytyrën. Fjalët ndjera të Butler për familjen erdhën dy ditë para se Lisa të ndërronte jetë nga një arrest kardiak.
“Ishte me të vërtetë e mrekullueshme, sinqerisht”- tha Lisa Marie për performancën e Butler si babai i saj, “Nuk dija çfarë të bëja me veten pasi e pashë”.