Colin Farrell fitoi Golden Globe në kategorinë Aktori më i mirë në “Motion Picture Musical or Comedy” dhe përfitoi nga rasti për të flirtuar me aktoren e famshme Ana de Armas.
Ku? Në mes të skenës!
Si? Në sy të gjithë botës!
“Thjesht mendoj se je e jashtëzakonshme. Qava në gjumë natën kur pashë filmin “Blonde”, tha aktori kur u ngjit në skenë dhe përshkroi fiks momentet që e bënë për të qarë: muzika dhe skena ku shfaqen kyçet e Ana de Armas në fundit të krevatit.
“Mund të qeshësh”, i tha Collin - de Armas dhe ishte aq i ndërgjegjshëm sa u shpreh se "kush është ai që të thotë se cila është situata e duhur për të qeshur".
Sigurisht, interneti nuk e la pa e përmendur këtë moment dhe dikush shkroi në Twitter: “Collin përdori 30 sekondat e para të fjalimit të tij për të provuar shansin me Ana de Armas…E respektoj.
“Collin pati një rast me Ana de Armas dhe e shfrytëzoi”, shkroi dikush tjetër dhe goca, sapo u vendos standardi i ri “Nëse më ke qejf, le ta marrë vesh e gjithë bota”!