Gazetari lëshon deklaratën e fortë: Luizi është i lidhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip

Mediale Vip

Gazetari lëshon deklaratën e fortë: Luizi është i lidhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip

Më: 14 janar 2023 Në ora: 09:53
Kiara dhe Luizi

Dita-ditës mësohen detaje të reja për personazhet e Big Brother VIP.

Sot i ftuar në "Shqipëria live", gazetari Gerald Qerimi ka deklaruar se sipas informacioneve të tij, Luizi është i lidhur jashtë.

Sipas tij, Kiara ka të drejtë për vendimin që ka marrë ndaj Luizit duke i qëndruar larg, pasi ai po e gënjen.

"Unë mendoj që vendimi i Kiarës për Luizin ka qenë super i drejtë sepse ajo e përjetoi rrëfimin e tij, e mbështeti dhe ai e përdori. Luizi mund të jetë duke e gënjyer Kiarën sepse ka një tjetër lidhje jashtë që nuk e ka treguar brenda Big Brother.

Nga informacionet e mia Luizi ka një marrëdhënie të hapur jashtë", tha gazetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat