Kledi Hysa ka qenë dje i ftuar në programin “Ditë pas dite” ku ka folur rreth familjes, zgjerimit të biznesit të tij si dhe planeve për të krijuar familjen e tij.
Këtë detaj duket se ja ka gjetur astrologia Meri Gjini, e cila i ka thënë se ai këtë vit ka në plan një çështje shtëpie në vendin e tij si dhe një cështje shtëpie në shpirtin e tij.
Kaq ka mjaftuar që moderatorët në studio të shpërthejnë në të qeshura duke e ngacmuar Kledin i cili është shprehur gjithashtu se familjen e tij nuk e sheh vetëm në Austri por edhe në Shqipëri.
Pra mesa duket nga Kledi dhe Evi do të kemi së shpejti lajme pozitive kështu që jemi gjithë sy e vesh nga ata.