Këngëtarja kolumbiane, Shakira la mënjanë mosmarrëveshjet me ish-partnerin e saj, Gerard Piqué dhe u bashkuan… por për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre të madh, Milanit.
Mediat spanjolle raportojnë se ata janë bashkuar për ditëlindjen e 10-të të djalit. Sipas mediave, Shakira organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes në shtëpinë e saj, transmeton Indeksonline.
Më 22 janar, Pique mbërriti në shtëpi, por hyri përmes shtëpisë së prindërve të tij, të cilët janë fqinjët e Shakirës dhe ndajnë zona të përbashkëta.
Shakira dhe futbollisti spanjoll ndanë rrugët në vitin 2022 pas 11 vitesh së bashku.
Pas ndarjes, artistja 45-vjeçare iu rikthye muzikës si vullkan dhe bëri bujë me këngët e saj më të fundit, “Te Felicito” dhe “Monotonía”.
Me mbi 15 milionë transmetime, “Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53” shpejt u ngrit si kënga më e mirë në tregjet spanjolle, duke përfshirë Argjentinën, Kolumbinë, Kilin dhe Meksikën, dhe ka arritur në top 10 në Zvicër (7), Luksemburg (5) dhe Maltë (6).