Sfida e “Vëllait të Madh” për t’u ngrirë Mbresa është duke vazhduar edhe sot.
Si herëve të tjera, Mbresa u ngri para banorëve të tjerë, derisa ishin duke qëndruar në oborr.
Prej banorëve jashtë ishin Vedati, i cili filloi ta ngacmonte Mbresën, duke i thënë se duhet të jetë serioze në sfidën e “Vëllait të Madh”.
“Shikimin e shqiponjës e ka, kështu është e thellë në mendime, a thua çka është duke menduar tani?”.
“Regjia mos e leni shumë se mundeni me ja ‘sos’ gishtat. Mori Mbresë më kujtohet kur kam qenë i vogël, diku tre apo katër vjet, babai im kështu më patë ngri. Ama në atë kohë nuk kishte cigare”, i thoshte Vedati, Mbresës.