Britney Spears mendon se fansat e saj e tepruan duke telefonuar policinë dhe duke i kërkuar të kryejnë një kontroll në shtëpinë e saj.
"Siç e dinë të gjithë, policia erdhi në shtëpinë time për shkak të një telefonate,” shkroi ajo në Teitter. “I dua dhe i adhuroj fansat e mi, por këtë herë gjërat u tepruan dhe privatësia ime u cenua.”
Spears vuri në dukje se policia "nuk hyri kurrë" në shtëpinë e saj dhe, pasi mbërriti atje, "kuptoi se nuk kishte asnjë problem dhe u largua menjëherë.”
Këngëtarja shtoi se ishte ndjerë “e ngacmuar”. “Gjatë kësaj periudhe të jetës sime, me të vërtetë shpresoj se publiku dhe fansat e mi, për të cilët më intereson kaq shumë, të mund të respektojnë privatësinë time. Me dashuri, B.” përfundoi Spears.
Britney shqetësoi adhuruesit e saj të mërkurën pasi çaktivizoi llogarinë në Instagram pa lajmëruar – duke bërë që shumë njerëz të merakoseshin dhe të telefonin policinë.
Kjo nuk është hera e parë që Britney largohet përkohësisht nga rrjetet sociale.