Artisti Marc Anthony është martuar për herë të katërt me ish-konkurrenten e “Miss Universe” Nadia Ferreira.
54-vjeçari dhe partnerja e tij 23-vjeçare organizuan një ceremoni luksoze ku të pranishëm ishin shumë yje të showbizit si Maluma, David Beckham dhe Romeo Santos.
Ajo çfarë ra në sy në ceremoninë e dasmës ishte mungesa e ish-bashkëshortes së muzikantit Jennifer Lopez dhe binjakët e ish-çiftit Emme dhe Max.
Edhe pse artistët kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të fëmijëve të tyre, Jennifer Lopez nuk e mirëpriti lajmin e dasmës së ish-partnerit të saj.
Mediat e huaja shkruajnë se artistes nuk i ka pëlqyer fakti që ish-partneri i saj i propozoi Ferreira-s pas vetëm gjashtë muajsh lidhje.
Shqetësimi i Lopez për modelen ka të bëjë me faktin se paraguaianja do të ketë marrëdhënie me fëmijët e saj dhe ajo nuk është e gatshme t’i lërë ata vetëm me askënd.