Megan Fox njihet për flokët e saj brunë, por kjo s’do të thotë se nuk do të eksperimentojë.
Fox u shfaq në Instagram me flokë biondë, të prerë në modelin e famshëm bob dhe për më tepër, me baluuukeee! Pra, dy trende janë më mirë se një!
S’e mohojmë dot: Duket një yll!
Aktorja postoi një selfie dhe kështu, iu bashkua trendit të modelit bob, i cili dukshëm, ka rrëmbyer zemrat e të gjithë gocave të famshme, pasi Hailey Bieber, Kourtney Kardashian e shumë të tjera e kanë përqafuar këtë tendencë.
Tani është momenti yt të presësh flokët dhe nëse nuk të frymëzon ky ndryshim radikal i Megan Fox, nuk dimë ç’të themi tjetër.