Reperët e njohur shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e re.
“Shottas n’BMË” titullohet ky projekt, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.
Artistët, të cilët tashmë janë pjesë e skenës prej shumë vitesh, vijnë me një interpretim të mahnitshëm.
Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për producimin është përkujdesur PINT.
‘Beat’-i i këngës është bërë nga Mixey&Apollo me video të realizuar nga Fati.tv.
Ky projekt ndërkohë është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “Muzikë me Qalldis’”.
Kjo vjen tri ditë pas lansimit të këngës së parë që mban titullin “Hustle për burek”, ku është i përfshirë edhe Lumi B.