Bjordi ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Albania mbrëmjen e sotme. Ai ishte në nominim përballë Armaldos, Efit dhe Teas.
Në fund mbetën Efi dhe Bjordi por ai që duhet të largohej ishte regjisori i cili e përjetonte për herë të dytë këtë eksperiencë.
Bjordi u bë i njohur nga ky format disa vite më parë në Big Brother 2.
Ai u bë mjaft i dashur për publikun edhe për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me Adelajdën e cila për fat të keq nuk jeton më.