Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Vivien edhe gjatë mbrëmjes së sotme ka pranuar dhurata nga i dashuri i saj, Getinjo.
Dyshja, të cilët lidhjen e nisën gjatë aventurës televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duket se kanë goxha ndjenja për njëri-tjetrin, teksa Getinjo nuk ka ndaluar me surpriza.
Ai gjatë ditës së sotme i ka dërguar Vivien, një arush të madh, një letër dhe rroba gjumi.
Surpriza e radhës e Getinjos e ka emocionuar Vivien pafund, madje kjo e fundit ka filluar edhe ta puth arushin e dërguar nga rep artisti.