Gjatë sfidës së rezistencës, Luiz Ejlli dhe Dea Mishel janë përfshirë në një debat mbrëmjen e djeshme. Ata kanë diskutuar në lidhje me mungesën e saj dhe të Amos Muji Zaharisë në dasmën e këngëtarit me Kiara Titon.
Teksa po debatonin Efi Dhedhes dhe Kiara iu drejtuan Deas duke i thënë se ishte xheloze ndaj nuk shkoi te dasma e organizuar nga Vëllai i Madh.
Pjesë nga debati:
Luizi: Ti nuk ke asgjë, ti je vetëm për të larë rroba, për të lozur me arush, për të ngrënë makarona dhe për të vënë b*thën mbi banak.
Dea: Po të kemi ty për të na ofenduar dhe për të na sharë.
Luizi: Nuk bëhet llaf! Unë jam për të gjitha, jam për të thënë të vërtetën në sy.
Dea: Ti je për të gjitha.
Luizi: Aty ke ngel ti.
Dea: Kur ishe aq i lumtur pse e kishe mendjen te unë njëherë?
Luizi: Unë e kisha mendjen te ti? Unë nuk të llogarita fare moj, nuk ke shanse.
Dea: Po çfarë të duhet ty se çfarë bej unë?
Luizi: E di ku jam unë o Mishel, unë kam arritur në prill gati, ti je në fillim shkurtit akoma.