Zhaklina Lekatari e thotë troç mendimin e saj për lojën e Luizit: Marrëdhënia me Kiarën të ka dobësuar!

Mediale Vip

Zhaklina Lekatari e thotë troç mendimin e saj për lojën e Luizit: Marrëdhënia me Kiarën të ka dobësuar!

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Luiz, Kiara dhe Zhaklina

Gjatë Prime-it të djeshëm në “Big Brother Vip” u diskutua “Sfida e Rezistencës” ku pati dhe debate mes banorëve ndaj veprimit të Luizit dhe Armaldos, të cilët gjetën mënyrat e tyre me ‘mjetet rrethanore’ për të kryer nevojat personale.

Pas kritikave të shumta të Amos Zaharisë, opinionistët dhanë mendimet e tyreku shpreheshin se veprimi i Armaldos dhe Luizi nuk ishte aq i rëndë sa e gjykon aktori pasi çdo gjë bëhet në kuadër të lojës.

Nga ana tjetër Kiara kishte qenë gjithashtu kundër veprimit të Luizit dhe teksa u diskutua dhe ky reagim i moderatores, Zhaklina  ia vuri sërish në dukje Luizit se ‘dashuria e ka bërë më të dobët’, duke lënë të nënkuptohej se marrëdhënia e tij me moderatoren brenda shtëpisë mund ta penalizojë në lojën e tij.

“Ty Luiz dashuria të bën të dobët, nuk je më vetëm në atë lojë, je bashkë me Kiarën. Tani luan vetë i dyti dhe ajo që mendon Kiara, ndikon edhe te ty dhe te loja jote. Kjo në të ardhmen mund të të sjelli probleme, sepse mund të rrezikosh besueshmërinë në sytë e Kiarës”– u shpreh opinonistja.

Ndërsa Luizi iu kundërpërgjigj: “Kjo është thikë me dy presa. Nëse bëj lojën time më thotë “më zhgënjeve”, nëse i them para nuk më lejon. Nëse i vë në peshore, për mua është më e rëndësishme të fitoj Kiarën sesa çmimin”.

 “Kjo romancë nuk të lë më t’i bësh zgjedhjet ashtu siç do ti”– thkesoi Zhaklina.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat