Beyonce sonte ka marrë çmimin e 30-të Grammy në karrierën e saj muzikore.
Sonte ajo fitoi çmimin për “Këngën më të mirë ritmike”,pasuar nga ai për “Performancën më të mirë tradicionale R&B” me këngën “Plastic Off The Sofa”.
Beyonce sivjet është e nominuar në nëntë kategori, ndër to edhe për tri çmimet kryesore të mbrëmjes.
Në fjalimin e saj të përzemërt, këngëtarja e falënderoi Zotin, xhaxhain e saj të ndjerë Johnny, një homoseksual që frymëzoi albumin e saj të dancehall Renaissance, prindërit e saj, bashkëshortin e saj "të bukur", Jay Z dhe tre fëmijët e tyre.