Amosi eliminohet nga “Big Brother VIP”! Shpërthen në lot Dea Mishel dhe Olta

Mediale Vip

Amosi eliminohet nga “Big Brother VIP”! Shpërthen në lot Dea Mishel dhe Olta

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:07
Olta dhe Amosi

Amos është i eliminuari i radhës në “Big Brother VIP, pasi nga publiku mori më pak vota nga nëntë të nominuarit e tjerë.

Javën e kaluar, Kristi vendosi të hapë kutinë e tij të Pandorës, ku përveç surprizës që mori duke takuar të atin, hapi dhe zarfin e zi, ku shkruhej se ai çonte të gjithë banorët në nominim përveç vetes.

Disa nga banorët nuk e pritën aspak mirë largimin e aktorit, veçanërisht Dea Mishel dhe Olta. Kjo e fundit shpërtheu në lot pasi përshëndeti Amosin jashtë shtëpisë, ndërsa u shpreh e habitur nga vendimi i publikut.

Ndërkohë, pas pak në shtëpisë së “Big Brother VIP”, do t’i shtohen tre banorë të rinj. Ndiqni spektaklin ‘live’ në Top Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat