Të ftuar në “Shqipëria Live” shoqja e ngushtë e Kiarës dhe motra e Olta Gixharit kanë folur në lidhje me ofendimin e Amosit ndaj Kiarës.
Liesa, shoqja e Kiarës tregoi se familja e saj është e ndjerë shumë keq dhe se ata po ruajnë qetësinë.
“Ishte një moment që u ndjeva shumë në siklet. Familja u prek shumë, në këtë momente e mira është të ruash qetësinë.
Nuk është mirë që një prind të dëgjojë për vajzën e saj atë epitet të shëmtuar. Mbase Amosi doli nga shtëpia edhe për këtë”, u shpreh Liesa.
Ndërsa motra e Oltës, në lidhje me ofendimin e Amos, u shpreh se ajo gjendje mbase ka ardhur si shkak i mospërshtatjes së tij në shtëpi.