Gjatë darkës së sotme të banorëve të nominuar një ndër përplasjet më të nxehta ishte ajo mes Xhulit dhe Stresit.
E gjitha erdhi si rezultat, pasi që Xhuli ka thënë se – “nuk e sheh të mirëqenë martesën e vajzave nën moshë”.
Diçka të tillë e ka mohuar Stresi, i cili mendimin e tij e ka argumentuar me edukatën e familjes së tij dhe ka marrë shembull mbesën e tij që është martuar 17 vjeçe.
“Kam dy mbesa në shtëpi. Një person që nuk jep edukatë në këtë shtëpi është Juliana Nura me fjalorthin e saj. Ky ishte ofendim për mbesën time sepse unë kam traditat e mia”, ka thënë Stresi.
“Mbesa jem është martuar 16 vjeçe, 17 është martuar dhe aktualisht është 23 vjeçe dhe kështu e kemi edukuar”, ka shtuar ai.