Konspiracionisti i njohur shqiptar, Alfred Cako, një personazh shumë televiziv nuk i ka shpëtuar lajmeve rreth Big Brother VIP. Së fundmi, ai ka treguar jo vetëm se e ndjek këtë program, por ka deklaruar edhe se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP.
Duke qenë se miku i tij, kolegu në rubrikën ‘Rrethi Katror’, Bledi Mane është bërë së fundmi pjesë e Big Brother, Alfredi i ka uruar suksese dhe fitore gazetarit, ndërsa shkruan se do t’i kundërvihet Luizit dhe do ta mposhtë.
Ndër të tjera, Alfred Cako shkruan në postimin e tij në rrjete sociale se Bledi i ka premtuar se të gjitha paratë e finales do t’i dërgojë për bamirësi, ndërsa tregon edhe se çfarë do të ndodhë me rubrikën ‘Rrethi Katror’.
“I uroj mikut tim Bledi Manes suksese dhe fitore ne Finale te BBVA. Ashtu sic ka princip ne jetë, do ti kundervihet Luizit dhe do ta mposhte pa asnje dyshim, me ka premtuar se te gjitha parat e finales do ti dergoj per bamiresi .! Rrethi Katror do te vazhdoj me mua dhe Milaimin. Dmth tashi do te perballem me nje Sorosian me pak” – shkruan Alfred Cako në rrjete sociale.