Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e qetë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas “Cabaret Show”, thuajse të gjithë banorët kanë kaluar kohë bashkë në dhomën e gjumit, ku nuk kanë munguar të qeshurat dhe kënga.
Madje në një moment Luiz Ejlli ishte i shtrirë në një krevat me vajzat, ku mungonte Kiara Tito. Këngëtari i njohur shprehet se ndodhet mes yjeve dhe imagjino se si do ndihej gruaja kur ta gjente aty.
E sigurisht që moderatorja e gjeti Luizin të shtrirë aty në krevat mes të gjitha vajzave dhe i dha ‘ultimatum’ që të ngrihej nga aty.
Kiara i tha nëse nuk çohet nga vendi, atëherë nuk do të flinte me të, kjo e bëri Luizin të ngrihet menjëherë.