Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri dhe Valbona Mema janë banorët e parë që janë zgjuar nga gjumi mëngjesin e sotëm.
Që të tre kanë nisur ankesat për papastërtinë që ka në shtëpi. Këngëtari shprehet se i vjen për të vjellë kur hyn në kuzhinë. Nga ana tjetër Maestro shton se nuk do merret me enët, pasi kishte disa ditë që i lante dhe i pastronte ai.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Me të ardhur me vjellë kur hy në kuzhinë
Valbona: Pse?
Luizi: Të gjitha enët e palara
Valbona: Seriozisht?
Luizi: Po, hajde shihe si është bërë me enë. Çfarë pisllëku është këtu
Armaldo: Hë?
Luizi: Çfarë pisllëku është këtu
Armaldo: Të bëhet nami aty të bëhet, pse unë do i rregulloj. Unë i lava e pastrova dje të gjitha, kur ishte i sëmurë, kur nuk kishte fuqi të ngrihej. Edhe pardje unë.