“Të gjithë janë të shqetësuar për të sepse është në depresion të thellë”.
Kështu thonë për “Daily Mail” burime të afërta me Britney Spears, e cila po kalon një gjendje aspak të mirë për faktin se djemtë e saj, 17-vjeçari Sean Preston dhe 16-vjeçari Jayden James nuk duan që ta takojnë nënën e tyre.
“Britney nuk është mirë. Nuk është si më parë dhe më dhimbset kur e shoh kështu”, shton i njëjtin burim.
Djemtë e Britney Spears prej disa vitesh jetojnë me babain e tyre, Kevin Federline, në Calabasas.
“Problemi është se ajo është shumë e trishtuar që djemtë nuk duan ta takojnë, ndihet shumë keq. Është nënë e dy djemve dhe nuk i sheh kurrë ata, mendoj se çdo nënë do të ndihej tmerrësisht keq”, thekson burimi.