Sërish vazhdojnë debatet mes Stresit dhe Julianës.
Dyshja që po vazhdojnë të jenë rival, kanë debatuar sërish duke risjellur diskutimet e mëparshme me njëri-tjetrin. Gjatë diskutimit, Stresi ka thënë se ai nuk mund të shikoj Xhulin njëjtë pas momenteve intime që ajo ka kaluar me ish-banorin, Atdhe Xharavina brenda shtëpisë së famshme.
“Ky është kodi i vëllezërve që kur më thotë shikomë sa e bukur jam, unë nuk mund ta shikoj sepse e ka kafshuar shoku im, unë ty t’i kam nxjerr tetë fytyra”, iu ka drejtua Stresi-Xhulit. Në anën tjetër, Xhuli ia ka numëruar Stresi premtimet që ai ka bërë rreth disa situatave në BBVK, ku ai ka thënë që nëse ndodhin do të largohej nga shtëpia e famshme.
“Ti e ke thyer premtimin që ia ke dhënë Atdheut, ke thënë nuk vishem me fustan dhe e ke bërë, pastaj ke thënë që kur del Geti do të dal edhe unë pas tij, ku është Geti e ku je ti, tjetra ke thënë që kur të marr mesazh prej Kejsit do të dal, e more mesazhin akoma je këtu, çfarë je ka bënë ende këtu”, i është kundërvënë Xhuli.
“Theksojmë që në debatet mes Xhulit dhe Stresit nuk kanë qëndruar indiferent as banorët e tjerë që herë pas here kanë dhënë mendimin e tyre për raportet e acaruara të dyshes.