Ylli botëror i muzikës, Rihanna, la të gjithë gojëhapur kur mbrëmë performoi shtatzënë, në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023.
Se këngëtarja nga Barbadosi, është shtatzënë për herë të dytë, nuk e kishin konfirmuar më parë, askush nga përfaqësuesit e saj, por as edhe nga vet ajo.
Ajo qe e veshur në një kostum në ngjyrë të kuqe të zjarrtë, kombinim i cili i ngjante shumë.
Performanca ka marrë kritika të mira, duke u vlerësuar edhe një herë talenti i këngëtares.