Ndërkohë që shumica e njerëzve u emocionuan kur panë rikthimin e Rihanna-n në skenë për performancën e saj të parë live pas 5 vitesh në Super Bowl të dielën mbrëma, Donald Trump e bëri të qartë se ai ishte shumë i zhgënjyer nga performanca e saj.
Ish-presidenti bëri një delaratë për 5 milionë ndjekësit e tij në Truth Social, duke e quajtur hapjen e ndeshjes si një “DËSHTIM EPIK”.
Ai shkroi: “Rihanna dha pa diskutim, shfaqjen më të keqe të Halftime-it në historinë e Super Bowl-Kjo pasi fyeu shumë më tepër se gjysmën e kombit tonë, me gjuhën e saj të neveritshme dhe fyese. Gjithashtu shumë dhe për ‘Stilistin’ e saj!”
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/14/auto_011676354302.jpg)
Kritika e ashpër ndaj performancës së yllit të popit, ku ajo zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me të dashurin ASAP Rocky, nuk është e para pasi Trump i ka shprehur më parë opinionet e tij ndaj artistes. Të enjten, ai deklaroi se nëntë herë fituesja e Grammy-t nuk ka “ASNJË TALENT” dhe nuk do të ishte “ASGJE” pa “stilisten” e saj.