Sfida e sotme e “Vëllait të Madh” në mbrëmjen e Shën Valentinit ka prodhuar një sërë situatash interesante, derisa banorët ishin të detyruar të flisnin me fjalë të ëmbla.
Kësisoj, Andi ishte detyruar që të sfidohej duke i shprehur fjalë dashurie, Mbresës.
“Nuk e ke vetëm zërin e mirë kur këndon, por edhe kur flet”, i ka thënë Andi asaj.
Ndërsa, edhe Mbresa kishte një përgjigje.
“Për shpirtin tim kjo është dënim. Ti nuk e kupton çfarë do të thotë me pas Andin përpara. Harron realitetin dhe botën e jashtme”, ka thënë Mbresa pos tjerash.