Genta Ismajli, është njëra nga personazhet më të përfolur në mediat rozë.
Lidhjen me biznesmenin e njohur turk, Usta bëri bujë të madhe duke e bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes, u forcua edhe më shumë kur çifti në fjalë u bënë prindër për herë të parë të dy binjakëve.
Vajza dhe djali i kanë bërë më të bukur jetën këngëtares. Sot për ditën e të dashuruarve Genta ka publikuar një fotografi ku shfaqet super joshëse. E veshur bukur dhe me ngjyrë që simbolizon dashurinë, Genta po shkëlqen në pamje për Shën Valentin.
Më pas në InstaStory ajo ka postuar foton me Ustan e duken të lumtur e të dashuruar.
Siç dihet, këngëtarja Genta Ismajli ka ndërtuar jetën e re në Turqi, kjo pasi është martuar me një biznesmen nga Turqia.
Çifti, janë gëzuar me dy fëmijë binjak, një djalë dhe një vajzë. Këngëtarja e njohur e muzikës moderne, nuk ka dashur ta ruaj privatësinë e të vegjëlve, madje i ka ekspozuar shpesh në rrjete sociale.