Në ditën e Pavarësisë, Capital T sjell këngën e re “Zani i popullit”

Mediale Vip

Në ditën e Pavarësisë, Capital T sjell këngën e re “Zani i popullit”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 20:24
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar një projekt të veçantë muzikor në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka sjell për fansat këngën e tij të paralajmëruar, “Zani i popullit”.

Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademin, ndërsa për producent i saj është Rrzon.

“Zani i popullit” trajton një tematikë revolte për diskriminimet që janë bërë në shoqërinë kosovare ndër vite.

Ana vizuale e projekti i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

Capital T përndryshe vazhdon të mbetet ndër reperët dominues të tregut vendor të muzikës, projektet muzikore të të cilit priten gjithnjë mirë nga publiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat