Eleni Foureira po kalon një nga momentet më të lumtura në jetën e saj, pasi më 7 shkurt solli në jetë një djalë të shëndetshëm, fryt i dashurisë me partnerin e saj, Alberto Botia.
Këngëtarja e njohur Eleni Foureira, po lundron zyrtarisht në një “oqean lumturie” pasi më 7 shkurt ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm.
Djali i vogël i këngëtares ishte fryt i dashurisë me partnerin dhe futbollistin Alberto Botia dhe natyrisht që fëmija ka çmendur prindërit e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/18/auto_0001676750192.jpg)
Kjo shihet nga fotot që ylli i muzikës ka postuar në ditën e të dashuruarve, ku mban për dore fëmijën e saj, si dhe nga fotot e sotme nga dhoma e fëmijës.