'Pse shërbëtore jam unë në këtë shtëpi'/ Dea debaton me Ermionën dhe Valbonën

Mediale Vip

'Pse shërbëtore jam unë në këtë shtëpi'/ Dea debaton me Ermionën dhe Valbonën

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 06:51
Ermiona Lekbello

Shtëpia është ndarë në dy “kampe”, në njërin kamp qëndrojnë banorët e vjetër, e në tjetrin banorët e rinj.

Ermiona, njëra prej banorëve të reja, ka krijuar shumë debate këtë javë, sidomos me Oltën.

Ermiona: Të them të drejtën, këtu ka vetëm strategji. Unë u futa pa asnjë strategji. Këtu nuk ka njerëz të vërtetë. Këtu mendojnë vetëm për lojën dhe pastaj fillon e bëhet shumë e bezdishme shtëpia. Valbona më ka pritur shumë mirë në shtëpi. Bledi pastaj, ka atë stilin e tij që ne merremi vesh edhe pa folur. Banorët kanë shumë strategji. E kam pak problem lidhjen e medimeve me fjalët. Këtu ka njerëz që përpiqen të të ofendojnë. Armiq nuk kam këtu. Ata që kanë 56 ditë këtu, janë të lodhur. Edhe pse kjo shtëpi duket e bukur jashtë, në fakt është shumë e lodhshme. Ka trysni dhe ngarkesë psikologjike. Gjërat janë të vështira. Kjo është loja. Të gjithë ju sado të më prisni keq, unë nuk e marr për keq. Olta përshembull, ka strategji totale. Luizin unë e kam me pikatore. Ai ndonjëherë i hedh fjalët dhe unë nuk e kuptoj se çfarë thotë. Olta nuk është vetvetja këtu. Shtëpia të shndërron, për shkak të trysnisë. Ata duan të më eliminojnë në sekond, sepse unë jam e vërtetë.

Keisi: Unë nuk e kam ndjerë këtë. Madje edhe me Ermionën, kam patur një përplasje. Të prekësh moshën është shumë e shëmtuar. E kam atë edukatë dhe nuk e përdor.

Ermiona: Respekti fitohet.

Keisi: Unë mbrëmë e përqafova dhe i thash që kjo situatë ka ndodhur nga emocionet. Trysninë e bërthamës, nuk e kam ndjerë shumë. Kam ardhur të kënaqem.

Kristi: Më ke korruptuar përmes dashurisë.

Valbona: Çfarë kam unë me Armaldon?

Kristi: Unë e solla bisedën diku tjetër.

Valbona: Është e dyta herë që e komenton mbrapa krahëve.

Kiara: Edhe me mua e ke bërë një gjë të tillë. Të paktën ma thuaj në sy se çfarë mendon Nita. Më vjen keq kur dëgjoj fjalë mbrapa krahëve. Sidomos për personat që unë kam kofidenca.

Nita: Nuk është e vërtetë. Në disa raste e kam parë shumë të fortë, porn ë raste të tjera është ndikuar nga Luizi. Kohët e fundit është shumë e heshtur. Arsyeja pse i kam thënë që është e fortë, e kam thënë për t’i dhënë stimul.

Kiara: Ti tjetër gjë thua në sy, tjetër gjë thua mbrapa krahëve.

Nita: Unë mendoj se ajo nuk po mundet t’ja dalë vetëm në këtë lojë. Thjesht ajo nuk do ta bëjë.

Kiara: Ka momente kur unë përfshihem dhe ka momente të tjera kur përfshihem.

Bledi: Sa mirë që Kiara nuk është në bërthamë, sepse do isha i pari që do e sulmoja. Çdo shigjetë që i drejtohet Luizit, prek edhe Kiarën. Pas çdo mashkulli të fortë, fshihet një femër e fortë. Kiara është pak mëkatare. Ajo ndodhet mes dy zjarreve. Kiarës do i japim edhe pak kohë që edhe ajo të jetë vendimarrëse. Kiara duhet të dalë në sipërqafe dhe të tregojë autoritetin e vet.

Zhaklin: Ka një ndryshim që kanë sjellë banorët e rinj. Bisedat janë më të matura. Bledi dhe Ermiona kanë sjell zhvillime. Vëmendja nuk është më vetëm te banorët e vjetër. Nuk po them që nëse je i ri je më pak i pjekur, po them që banorët e rinj kanë ndryshuar aleancat dhe tematikat.

Ermiona: Kemi një lider që është Valbona. Ishim duke biseduar dhe më thotë shko dhe thuaja Deas që të pastrojë dhomën.

Dea: Unë i thash po bëj me muhabet.

Ermiona: Po ç’muhabet moj, të thash të shkosh të pastrosh.

Dea: Pse shërbëtore jam unë në këtë shtëpi?

Valbona: Pse unë që pastroj ashtu të dukem ty?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat