Melisa Lleshi prej disa javësh është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ajo shpesh ua ka rrëfyer jetën personale banorëve të tjerë, duke treguar se si ka qenë në një marrëdhënie dhe përse i kanë dështuar.
Në bisedën e fundit në oborr me Blastën, Vedatin dhe Artanin, ish-konkurrentja e “Përputhen” thekson se vetëm në një lidhje ka falur shumë tradhti.
“Në lidhje, një herë veç. Vetëm në një lidhje kam falur shumë tradhti derisa nuk e ka bërë më”, u shpreh ajo.
E pyetur se si e dinte se nuk e ka tradhtuar më, Lleshi tha se qëndronte gjatë tërë kohës me të.
“Sinqerisht, ta them kam ndenjur 24 orë me atë person, edhe në tualet, te shpija e tij, te shpija ime, telefonat bashkë”, vazhdoi ajo.
Melisa u përfol tejet shumë për romancën me Andi Shehun, me të cilin u njoh në programin e dashurisë “Përputhen”.