Bella Thorne refuzon të nënshkruajë autografe në fotot e saj ku pozon e zhveshur.
Aktorja 25-vjeçarja tha për The Hollywood Reporter se një fans u përpoq ta detyronte të vendoste autografin e saj në një nga fotot provokuese të realizuara në adoleshencë.
“Zakonisht nuk i flas, por më ofenduan. Ishte ky djali dhe nxori para meje një foto. I hodha sytë për një sekondë dhe e pashë sërish, ishte një foto e imja nga kopertina ime e revistës GQ”, shpjegoi Thorne.
“Isha super seksi, me të pasmet e mia jashtë, e veshur me të brendshme dhe topless. Thashë se nuk do të nënshkruaj autograf dhe ai e hoqi dhe më pas ma vuri përsëri përpara. Unë thashë: “Jo, nuk e bëj”.
Aktorja tregoi se fansi i nxori një tjetër foto ku dukej shumë seksi.
“Nuk më pëlqeu. Ishte e papërshtatshme”, tha ajo. “E kisha realizuar 16 vjeç dhe ishte e qartë se ai donte që unë të vendosja autografin në imazhe seksi të miat dhe madje kur isha e mitur ndaj iu ktheva: “Më jep diçka tjetër”.
Dhe ai iu përgjigj: A nuk janë të gjitha fotot e tua seksi?
“Jo, ka një limit. Por unë e kuptoj, ata duhet të fitojnë para dhe të gjithë kanë një punë”, tha Thorne. “Por isha nën 18 vjeç dhe kjo është e papërshtatshme.”
Thorne është nderuar në vitin 2019 u nderua nga Pornhub me çmimin Vision për filmin e saj për të rritur “Her & Him”, është një ish ylli i Disney.