Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka reaguar duke qarë pas trembjes që morri nga Stresi, ndërsa ngjarjen e ka komentuar në një bisedë me Artanin.
Ajo ka thënë se trembjet që ajo merr nga banorët mund të bëjnë që përsëri t’i nënshtrohet terapive si pasojë e problemeve të saj shëndetësore me ankthin.
“Ju kam thënë se më ndikon tepër keq se e kam një problem dhe pastaj kjo me ndodh mua veç pak më duhet. Një herë e dy në rregull po qeshim, më nuk është ‘funny’ sepse më janë dashur shumë vite për të ardhur në këtë pikë. Edhe të shtëpisë e dinë që nuk bën edhe ruhen”, ka thënë Mbresa.
“Nuk dua të vij të kënaqem dhe me ia nis me përdor terapi kur të dal nga këtu”, ka shtuar ajo.