Ish-konkurrenti i Big Brother, Meridian Ramcaj, është një nga miqtë më të mirë të Luizit.
Shpesh herë ai është i ftuar në studio për të zbuluar më shumë rreth jetës së artistit jashtë shtëpisë. Këtë herë, Meridiani foli rreth letrës së të ëmës së Luizit.
Më tej ai u shpreh se pritet edhe pjesëmarrja e nënës së tij në spektakël. Lidhur me këtë, Meridiani u shpreh se nuk e di se si e ka bindur Arbana Osmani nënë e këngëtarit që të shkruante atë letër.
“Unë e di se sa ka luftuar Arbana me të. Ka folur personalisht, nuk e di se si e ka bindur që të shkruante atë letër. Besoj kur te jetë momenti i duhur, shumë shpejt mund të jetë në shtëpinë e “Big Brother”-it”, tha Ramcaj.