Pas daljes nga “Big Brother VIP”, gazetari Bledi Mane ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpi dhe si e ka parë lojën e banorëve të tjerë.
Teksa foli për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, ish-banori u shpreh se një ndër arsyet që doli nga shtëpia ishte që të mos i ndante pas dashuria mes tyre sa vjen dhe po zbehet.
“Më besoni, një nga asyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i paparishikueshëm, ndoshta një lojtare tjetër do ta joshte. Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”- tha Bledi në “Wake Up.”
Moderatorët e programit i treguan gazetarit dhe deklaratën e motrës së Olta Gixharit, Gerta, ku kjo e fundit është shprehur disa kohë më parë se “Bledi hyri si luan dhe doli si mace”.
“Unë do jem avokati më i mirë i banorëve, nuk do jem si kunata e Oltës, çfarë është një që del në studio dhe shan gjithë dynjanë. Unë dua Oltën, se motrën nuk e njoh. Nuk është mirë të atakosh njerëz që nuk i ke përballë”–u shpreh ai.
Sa i përket raportit mes tij dhe Nitës, Bledi tha:
“Kishte një lloj kimie të vogël, por më tepër sapioseksualizëm. Ndoshta pas spektaklit do e pres dhe varet si do shkojnë gjërat”.