Producenti i hiteve të mëdha, Rzon, ka gati lansimin e EP-së së parë.
Ai është kujdesur të sjellë bashkëpunime me artistët më me nam.
Kënga e parë do të publikohet me datë 03 mars ku edhe projektet e tjera do të lansohen përgjatë këtij muaji.
Se cilët artistë ka përzgjedhur, producenti ka dashur ta lëj befasi por që nga paralajmërimi duket se do jetë diçka bombastike.