Kurorëzimi i mbretit Charles III është disa javë larg (do të zhvillohet më 6 maj, për të qenë më të saktë) dhe mesa duket, stafi mbretëror ka hasur shumë vështirësi për të gjetur se kush do të këndojë dhe performojë në eventin madhështor.
Ata që kanë kontaktuar, nuk kanë pranuar!
Sipas burimeve, pallati mbretëror ka kontaktuar me shumë artistë të njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë e kanë refuzuar ftesën. Deri më tani, Sir Elton John, Spice Girls, Harry Styles, Adele, Ed Sheeran dhe Robbie Williams i kanë thënë “jo” ftesës, për shkak të axhendës së ngjeshur.
Nuk e dimë ç’janë duke bërë, përpos Harry-t që është në tur botëror, por që na duken pak si justifikime.