Mjekja estetiste tregon personazhin e njohur të show biz-it shqiptar: Më pëlqen tepër, ka bërë ndërhyrjet me të bukura

Mediale Vip

Mjekja estetiste tregon personazhin e njohur të show biz-it shqiptar: Më pëlqen tepër, ka bërë ndërhyrjet me të bukura

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:09
Luada Çaushaj

Mjekja estetiste, Luada Çaushaj vlerësoi Elvana Gjatën si një personazh të botës së show biz-it që ka ruajtur të njëjtën linjë fytyre dhe ka bërë ndërhyrjet më të mira.

Ajo tha se nuk mund të specifikojë çfarë ka bërë konkretisht, por theksoi se duket e bukur dhe nuk është ekzagjeruar.

“Do të veçoja Elvanën, më pëlqen tepër. Ka ruajtur të njëjtën Elvanë si në fillimet e para që ka dalë në ekran. Edhe sot, pas shumë vitesh është po prapë e njëjta. Fytyra, lëkura perfekt,” – u shpreh Çaushaj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

Sipas mjekes duhet një zgjuarsi edhe kur bën ndërhyrje pasi duhet të marrësh vendimet e duhura dhe të bësh përzgjedhjet e duhura për të mos e tepruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat