Ermiona Lekbello u skualifikua mëngjesin e sotëm nga “Big Brother Vip” për dhunë verbale.
Mbrëmjen e djeshme ajo pati disa debate me disa prej banorëve dhe si duket është gjykuar se ka përdorur dhunë verbale. Në fakt, Jona kërkoi të largohet edhe vetë mbrëmjen e djeshme duke thënë se nuk mundet të vijojë dot më shumë.
Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i saj i parë në mediat sociale. Dhe jo ky reagim nuk ka të bëjë me lojën. Por, me vajzën e saj, Lisën të cilën e ka përmendur aq shumë.

Ajo ka postuar një foto të saj në Instagram, duke shkruar “Të dua më shumë se jetën, je gjithçka e imja”.
Një reagim e ka bërë edhe në story në Instagram ku shpreh mbështetjen e saj ndaj Luizit dhe i uron fitoren.