Për dikë mund të duket e pabesueshme të fitosh qindra mijëra euro rastësisht duke kënduar një këngë në rrugë.
E po një gjë e tillë i ndodhi këngëtarit shqiptar Ardit Çuni.
Derisa po ecte në rrugët e Londrës ai u has nga miliarderi i rrjetit social TikTok, Adam Abraham që kërkonte Çunit që të këndonte një këngë ku përfshihet fjala “Lose”.
Një sfidë e tillë u realizua nga këngëtari, i cili këndoi këngën e Jessie J “Who You Are”, që përmbante këtë fjalë.
Në atë moment, Adam Abraham mbeti i shtangur duke thënë thjeshtë: “Oh, ai e bëri këtë, unë humba 220 mijë funte (248 mijë euro)”.
Çuni ka shpërndarë videon në Instagram duke u shprehur: Kur te do fati.