Zhaklin Lekatari shpërthen e revoltuar: Kjo është e rrezikshme!

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari shpërthen e revoltuar: Kjo është e rrezikshme!

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:30
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari, aktiviste e prej muajsh opinioniste në ‘Big Brother VIP Albania’ ka komentuar dhunën fizike dhe verbale që i bëhet grave në vendin tonë.

E ftuar sot në ‘Wake Up’, Zhaklina tha se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për feminizëm.

Ajo u shpreh se një shoqëri me gra maskiliste është më e rrezikshme se vetë burrat, duke theksuar se ato e dhunojnë gruan, viktimën, duke mos lënë që ajo të luftojë për të drejtat e saj.

‘Pas eksperiencës sime të fundit ku jam angazhuar, kam kuptuar që kjo shoqëri ka shumë nevojë për feminizëm, të edukojë gratë. Një shoqëri me gra maskiliste është më e rrezikshme se vetë burrat. Sepse ato e dhunojnë gruan, e dhunojnë viktimën, ato nuk e lënë që ajo të luftojë për të drejtat e saj, sepse shtojnë ndjenjën e fajit dhe të turpit duke bërë vetëm hapa pas. Dhuna verbale transformohet në dhunë fizike dhe çdo deri në marrje jete”'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat