Sara Hoxha është sot një figurë e dashur dhe shumë e ndjekur në mediat sociale. Ajo arriti të hapë edhe një faqe tjetër në jetën publike dule fituar "Dancing with the stars". E teksa tani ajo njihet edhe si fituese e formatit të kërcimit, edhe si influencere, gjithnjë e ka ndjekur epiteti "partnerja e Ledri Vulës".
Sara është shprehur krenare për këtë, por kjo nuk do të thotë se jeta publike e Ledrit ia ka bërë gjithnjë të lehtë rrugën.
Në një intervistë me vjehrrën e saj, Xheraldina Vula në emisionin e saj "N'maj t'gjuhës", Sara u pyet si e ka përjetuar herën e parë që mediat kanë shkruar për të dhe ndau një episod aspak të mirë. Sara u shpreh se nuk e ka përjetuar mirë sepse u përball me shkrime aspak pozitive.
“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruan shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shume bukur”, u shpreh Sara.